Eliminimi nga “Champions League” ka djegur shumë në kampin e Juventusit që ashtu si në 7 sezonet e mëparshme duhet të mjaftohet vetëm me tiullin kampion në “Seria A”. Për bardhezinjtë disfata me Aja-x do të mbetet e paharruar, por si të mos mjaftonte kjo tani duhet të përballet edhe me thumbimet e kundërshtarëve dhe jo vetëm.
Në krahun e atyre që po lëshojnë ‘helm’ ndaj ‘zonjës së vjetër’ është rreshtuar edhe motra e Cristiano Ronaldo-s, Katia Eveiro. Në rrjetet scociale ajo ka shkruar: “Ti e bërë pjesën tënde dashuria ime, urime Ajax-it”.
Ronaldo si në ndeshjet e parë në Holandë ashtu edhe në atë të zhvilluar të martën në Torino realizoi nga një gol për Juventusin, po kjo nuk ishte e mjaftueshme që kampionët e Italisë të arrinin gjysmëfinalet e “Champions League”.
Komente

