‘Ti e ke në terezi, do e marrësh se je nipi i Taipit’, Meta kujton rrugëtimin politik: U bëra deputet 23 vjeç! Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në “Podcastin e Lirisë”, ku ka folur për jetën e tij politike. Edhe Ilir Meta filloi bisedat në podcast si kryeministri Rama apo Lulzim Basha, një tjetër kanal komunikimi që po përdoret nga liderët politikë për të përcjellë mesazhet e tyre.

Nga kapi i LRI në Jalë, Meta zhvilloi edhe episodin e parë të këtij podcasti, ku foli për fillimet e tij në politikë, si vendosi që të lërë pas ëndrrën për t’u bërë pedagog dhe zgjedhja si deputet para se të bënte 23-vjeç. Meta u ndal edhe në vizitat që bënte në Skrapar kur po kandidonte për deputet për herë të parë dhe kujton çfarë i thonin banorët “Ti mor djalë e ke në terezi këtë herë, do e marrësh se je nipi i Taipit”, kujton Meta.

“Unë nuk kam dashur të merrem me politikë, ka qenë diçka spontane. Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog, e sa të mbaroja fakultetin të ikja jashtë për studimet, por ashtu ndodhi. Në mars 1992, ishin zgjedhjet e para ku ndodhi një ndryshim shumë I fortë. PD ishte në revansh të papërmbajtshëm, PS, ish parti e punës ishte në zbaticë të frikshme dhe nuk i pranonte njeri për të kandiduar për deputetë. M’u lutën me 700 manovra, më bënë edhe një kurth të bukur - mund ta themi - dhe unë u vendosa kandidat në Skrapar, në zonën e Tomorricës, ku kishte pasur shumë pakënaqësi me komunizmin, sepse pjesë e madhe e tyre kishte qenë me Ballin Kombëtar. Ishte një zonë e pamundur për tu fituar nga PS.

Unë e fitova jo se isha unë, se PS mori 6 mandate nga 110 maxhoritarë atë vit. Ishte një katastrofë totale, ku dy i mori Skrapari. Por e fitova vetëm se isha nipi i Taip Dishanit. Unë vajta për herë të parë në Tomoricë, s’kisha qenë kurrë, se unë jam nga zona e kanioneve në kufi me Përmetin. Vetëm për respekt të emrit të gjyshit tim, i cili kishte drejtuar në Tomoricë, kishte qenë në kohën e luftës. Kishte ruajtur balancat pas lufte, kishte bërë shumë ndere dhe shumë të mira. Kishte qenë njeri shumë i drejtë e respektueshëm. E ata në çdo fshat që shkoja në këmbë, 50 fshatra më thoshin: Ti mor djalë e ke në terezi këtë herë, do e marrësh se je nipi i Taipit, por se çfarë je ti do e shohim mandatin tjetër. Kjo ishte arritje e madhe, se pa bërë 23 vjeç, 22 mars 1992, në 24 mars unë bëja 23 vjeç, u zgjodha deputet, një ndër 6 deputetët që kishte fituar PS. Një arritje tjetër thoshin se ky zgjidhet në Skrapar e në Skrapar janë me PS-në.

Krijimin e LSI, tashmë Partia e Lirisë, Meta e konsideron një arritje në rrugëtimin e tij politik.

“Një tjetër arritje ishte që unë krijova LSI, sepse PS e kishte bllokuar integrimin dhe unë vendosa një bast të fortë. Edhe pse kisha një parti të re nuk e vendosa veten time në listë, por thashë unë jam nën mazhoritar dhe nëse populli i Skraparit nuk më voton nën mazhoritar nuk kam pse shkoj në Parlament. Fitorja në Skrapar ishte bindëse dhe ishte një fitore personale”, theksoi ai.

Meta gjithashtu dha edhe mesazhe për rininë. Meta tha se, brezi i ri duhet të shkundet për të qenë i ndërgjegjshëm.

“Duhet ndihmuar që të shkundet brezi i ri për të qenë i ndërgjegjshëm. Nëse nuk shkundet tani dhe nëse nuk organizohet tani e humbet vendin njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Meta.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: SPAK po heton, si u shitën me korrupsion 5 pasuri kombëtare turqve të shoqërisë KURUM

Spahiu: SPAK po heton, si u shitën me korrupsion 5 pasuri kombëtare turqve të shoqërisë KURUM