'Je një hero, të gjithë ju duan', me këtë fjali Boris Johnson përfundoi bisedën telefonike me Volodymyr Zelensky gjatë së cilës ai përsëriti se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë jetike për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Kjo ishte telefonata që bëri Johnson pasi njoftoi dorëheqjen e tij, gjatë së cilës ai falënderoi presidentin ukrainas për gjithçka që po bën për lirinë, miqësinë dhe mirësinë e tij, të popullit ukrainas.  Kryeministri në largim siguroi më pas se "ai do të vazhdojë të punojë me partnerët për t'i dhënë fund bllokadës së grurit në javët e ardhshme". Nga ana e tij, Presidenti Zelensky falënderoi kryeministrin për veprimin e tij vendimtar në favor të Ukrainës dhe tha se populli ukrainas është mirënjohës për përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar".

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse shkatërrojnë hangarin e mbushur me grurë në Odessa! Putin: Nuk kemi filluar ende të bëhemi seriozë