'Ti je Klevi?' Si ndodhi atentati ndaj dy vëllezërve në Elbasan, i riu u gjet poshtë urës, porositësit nga Italia ose Belgjika

'Ti je Klevi?' Si ndodhi atentati ndaj dy vëllezërve në Elbasan, i riu u gjet poshtë urës, porositësit nga Italia ose Belgjika

Klevi dhe Aldo Baho dhe vendi ku ekzekutuan

Atentati me 24 plumba ndaj dy vëllezërve Klevi dhe Aldo Baho që ndodhi në fshatin Murras të Elbasanit, e ka origjinin nga jashtë kufinjve të Shqipërisë. Dy vëllezërit Baho, janë të skeduar nga policia Italiane dhe ajo belge për vepra penale. Më konkretisht, njëri nga vëllezërit, Aldo Baho, i ka shpëtuar disa vite më parë një atentati në Itali, ku ka mbetur i plagosur. Për këtë ngjarje në Itali janë arrestuar dy persona nga Lezha të cilët janë dënuar me disa vite burg nga drejtësia italiane.

Ndërkohë vëllai tjetër Klevi Baho, kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu në Belgjikë, pasi drejtësia e këtij vendi e kishte dënuar për akuzën e vjedhjes. Burime nga prokuroria dhe policia e Elbasanit thanë për “Shqiptarja.com” se urdhëri dhe atentatorët mund të kenë ardhur nga jashtë, pasi dy vëllezërit kanë pasur konflikte jashtë kufinjve dhe jo në zonën ku banonin. Momentalisht hetimi për këtë ngjarje është në udhëkryq kjo për shkak se edhe njëri nga vëllezërit që i ka shpëtuar atentatit,nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë dhe prokurorinë, duke pohuar se nuk kishte parë asnjë detaj identifikus të autorëve të krimit. Një tjetër element që ende shfaq vështirësi është dhe fakti i ndërtimit të dinamikës së ngjarjes. Në total prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar 24 plumba kallashnikovi dhe disa pistolete.

Gjithmonë sipas burimeve një person i është afruar Klevi Baho, duke i thënë “…Ti je Klevi…? 22-vjeçari është përgjigjur duke i thënë:“…Nuk jam unë…”. Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip “Audi” me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale.Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Bako ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat. E kanë dërguar me urgjencë pranë spitalit kirurgjik në Elbasan nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull,ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre.

22-vjeçari u gjet nga familjarët pas disa kërkimesh poshtë një ure që lidh rrugën nacionale me fshatin.I riu ka qenë me shenja jete dhe familjarët e kanë çuar në spital, por nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve të marra dhe aty ka ndërruar jetë.Policia e Elbasanit thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve, të cilët dyshohet të kenë qenë të paktën dy persona.Nga pamjet filmike në vendngjarje, shihet se makina është bërë shosh nga plumbat.Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 30 gëzhoja.Ende nuk ka një pistë kryesore mbi hetimet, por nga të dhënat e para duket se kemi të bëjmë me larje hesapesh për prishje pazaresh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 03/07/2019 13:34

    Keto jane fryet e te marrjes me droge dhe si perfundojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja