Ditën e djeshme është luajtur ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës ku u mbyll me një barazim me rezultatin 1-1.

Tifozët brazilianë nuk e kanë suportuar dot rezultatin dhe kanë reaguar ashpër ndaj mesfushorit Valon Behrami.

Media zvicerane raporton se Behrami është sulmuar nga fansat e Brazilit të cilët kanë kërcënuar me vdekje futbollistin. “Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim'- shkruan një brazilian e ndërsa një tjetër i drejtohet: ”Ti je në listën e zezë të Brazilit”.

Këto kanë qenë reagimet e tifozëve brazilian në Instagramin e mesfushorit me origjinë shqiptare Behrami.

(Komentet kërcënuese kundrejt Behramit)