Zërat e sinqertë të fëmijëve në atë që e kanë quajtur "Kënga e mjekut". Fjalë zemre për duarartit, për ata që mbajnë gjallë të ardhmen, për ata që nuk dinë se çdo të thotë pushimi, gjithmonë të pamposhtur ku jeta thërret.
"Një mijë herë falenderime atyre që po zmbrapsim armikun në vijën e zjarrit", shkruan kryeministri Edi Rama teksa ka shpërndarë këtë video emocionuese për të gjithë, që sytë në këto momente i kanë nga bluzat e bardha.
Komento