Edhe pse me dhunë Sali Berisha nuk mundi dot sot të marrë selinë blu, ku pas një proteste 3-orëshe e deklaroi atë të mbyllur, ndërsa tha se do të ketë të tjera. Pas protestës Berisha mbajti një konferencë në një nga hotelet e Tiranës, ndërsa Basha nga selia e PD.  I pyetur humbi apo fitoi sot, Berisha tha se protestuesit u përballën me policinë e Ramës.

“Selia e PD-së, siç e patë ju, nuk është e PD-së, por është objekt i Ministrisë së Brendshme të narkoqeverisë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e botës që një seli partie opozitare të pushtohet në këtë mënyrë nga qeveria. Ajo është bunker personal i Lulzim Bashës”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha ‘mbyll sytë’ për dhunën e militantëve të tij: Protesta paqësore, nderim atyre që çan dyert e PD! Sefer Shata, një nga banditët që shoqëron Bashën