Protesta e thirrur nga Sali Berisha para selisë blu për të marrë kontrollin e saj nga ai dhe militantë e tij u kthye në një skenë dhunë të paprecedentë, ku protestës me çekiçë, leva dhe shkallë nëpër duar kanë sulmuar godinë duke thyer dyer e dritare. Nga dhuna pati edhe të lënduar, por që Berisha për të gjitha këto ia hodhi fajin Bashës, ndërsa tha se protestuesit e tij ishin tepër paqësor.

Të njëjtin qëndrim dhe duke mbyllur sytë para dhunës, Berisha mbajti edhe në një konferencë për mediat pas protestës, ku tha se ajo ishte paqësore dhe nderoi personat që çan dyert e blinduara të PD.

“Basha është një aleancë krimi dhe dhune ndaj demokratëve dhe PD me Edi Ramën pengmarrësin e tij. Protesta ishte tërësish paqësore, vetëkuptohet  kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e blinduar të mbyllura nga Rama dhe pengun e tij Basha. Nderim të madh të gjithë protestuesve që me guxim vendosmëri dhe gjakftohtësi çanë blindet e Ramës dhe peng Bashën pa gërvishtua qoftë dhe një person të vetëm”, tha Berisha.

Sërish Berisha ia hodhi fajin e dhunës “kriminalëve që shoqërojnë Bashën” duke përmendur emrin e Sefer Shatës dhe “policisë që ushtroi dhunë ndaj protestuesve”, të cilët sipas tij ishin aty për të rimarrë shtëpinë e demokratëve. Berisha pati sulme edhe për mediat ndërkombëtare që raportuan protestën, duke thënë se lajmet ua kanë dërguar gazetarë të Ramës dhe se ai vetë do u shkruante atyre për t’i përgënjeshtruar.

Në fund Berisha pati thirrje për demokratët se protestat do të jenë të pandalshme deri në marrjen e selisë së PD.

"Protesta, protesta, protesta, nuk do të ndalemi", tha ai 

Sali Berisha dhe militantë e tij zhvilluan 3 orë 'betejë', ku përmes dhunës kërkonin të merrnin selinë blu, por në fund nuk ia arritën qëllimit. Militantët shqyen dyert e jashtme të selisë, por nuk depërtuan më shumë se sa deri te kati i parë për shkak se nuk mundën të shpartallonin dyert e blinduara. Kreu i PD-së Lulzim Basha pas dy orësh protestë ku rebelët e Berishës kishin hyrë në katin e parë të selisë dhe po tentonin të shkonin drejt zyrës së kryedemokratit, kërkoi ndërhyrjen e Policisë për të shtensionuar situatën. Sipas tij jeta e deputetëve ishte në rrezik. Policia ndërhyri menjëherë duke shpërndarë protestuesi. Policia e ka vendosur godinën e selisë si skenë krimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
Mediat ndërkombëtare raportojnë dhunën e militantëve të tij, Berisha i sulmon: Do i shkruaj vetë Reuters se si ndodhi ngjarja, janë lidhur me gazetarët e Ramës

Mediat ndërkombëtare raportuan për dhunë e protestës së thirrur nga Berisha, por ky i fundi tha se shkrimet e tyre janë bazuar nga gazetarët e Ramës në Tiranë. Berisha tha se do t’i dërgojë vetë gazetës Reuters dokumentet ku faktohet dhuna e ushtruar ndaj protestuesve.

 “Do e informojmë Reuters dhe Associated Press lidhur me protestës dhe do u shkruaj. Jam i bindur se lajmet e tyre sot janë marrë nga gazetarët e Ramës në Tiranë. Do u shkruaj dhe do u çojë dokumentet për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

Ora 19:00
Ti po flet nga hoteli, Basha nga PD, humbe apo fitove sot? Ja çfarë thotë Berisha

Edhe pse me dhunë Sali Berisha nuk mundi dot sot të marrë selinë blu, ku pas një proteste 3-orëshe e deklaroi atë të mbyllur, ndërsa tha se do të ketë të tjera. Pas protestës Berisha mbajti një konferencë në një nga hotelet e Tiranës, ndërsa Basha nga selia e PD.  I pyetur humbi apo fitoi sot, Berisha tha se protestuesit u përballën me policinë e Ramës.

“Selia e PD-së, siç e patë ju, nuk është e PD-së, por është objekt i Ministrisë së Brendshme të narkoqeverisë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e botës që një seli partie opozitare të pushtohet në këtë mënyrë nga qeveria. Ajo është bunker personal i Lulzim Bashës”, tha Berisha.