TIA: Partitë politike të bëjnë
publike financat vjetore

TIA: Partitë politike të bëjnë<br />publike financat vjetore
TIRANE- Transparency International Albania u bën apel partive politike në nivel qëndror dhe lokal të zbatojnë detyrimet kushtetuese e ligjore mbi financimin politik si dhe të rritet aksesi informativ. Gjatë një aktiviteti të organizuar në qytetet Korcë dhe Pogradec TIA ka nënvizuar si problem shqetësues zbatimin e dobët të dispozitave ligjore mbi financimin vjetor politik dhe moszbatimin e sanksioneve dhe masave parandaluese nga ana e KQZ.

Nisma e TIA për një fushatë ndërgjegjësimi në lidhje me këtë problem do të shtrihet në qytetet kryesore të vendit me synim promovimin e transparencës në mirëqeverisjen e pushtetit lokal, denoncimin e korrupsionit dhe monitorimin e financimeve të partive politike.

Për të promovuar transparencën dhe mirëqeverisjen në nivel lokal, TIA propozon një strategji të fokusuar në 4 aspekte kryesore, që njëkohësisht zvogëlojnë edhe efektet negative të korrupsionit:
• Vlerësimi dhe monitorimi i performancës së administratës
• Aksesi i informacionit
• Etika dhe integriteti
• Reforma institucionale.

"Partitë politike në Shqipëri –thekson TIA- vijojnë të mbeten aktiviteti me besueshmërinë më të ulët publike, e reflektuar kjo edhe në indekset ndërkombëtare të transparencës ku partitë në vendin tonë cilësohen me nivelin më të ulët të llogaridhënies ndaj shtetit e publikut në Ballkanin Perëndimor."

TIA bën apel për zbatimin e kuadrit ligjor mbi financimin vjetor të partive politike, duke kërkuar rritjen e kërkesave për të detajuar seksionin e shpenzimeve të raporteve financiare vjetore si kushte për identifikimin e qartë të transaksioneve dhe ndarjen nga shpenzimet për fushatat elektorale. "Duhet të merren masat e nevojshme për operimin me rrugë bankare të financave, duke mos lejuar hyrje-daljet në para cash. Këto detaje do të ndihmojnë mbikqyrjen efektive si një instrument i vlefshëm në punën e KQZ dhe zbatimit të ligjit. Partitë politike duhet të praktikojnë transparencën dhe të demonstrojnë angazhim ndaj standarteve etike në jetën publike".

TIA thekson ne nje deklaratë për mediat se është e angazhuar të monitorojë cdo qindarkë që do të kalojë në llogaritë e partive politike, duke rritur në këtë mënyrë aksesin informativ për publikun e gjerë që i vlerëson ato me votë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh