TIRANE - Transparency International Albania (TIA) përshëndeti vizitën e Sekretares Amerikane të Shtetit zj. Hillari Klinton në Shqipëri duke u shprehur në krah të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër korrupsionit.
“TIA, përfaqësia e organizatës lider në botë në luftën ndaj korrupsionit,shpreh mbështetjen e vazhdueshme lidhur me masat dhe angazhimet anti-korrupsion që duhet të ndërmarrë vendi ynë, në rrugën e gjatë të demokratizimit dhe anëtarësimit në strukturat e Bashkimit Evropian. Transparency International Albania vlerëson me konsideratë të lartë apelin e Sekretares Amerikane të Shtetit, zj. Klinton mbi ndëshkueshmërinë pa kompromis të fenomenit të korrupsionit. TIA është në krah të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë angazhime serioze që ndëshkon popujt demokratikë si edhe Shqipëria të përmirësojnë jetën e tyre.” lexohet në njoftimin për shtyp të TIA.
Ndërkaq, Transparency International Albania u bëri apel klasës politike në vend dhe agjencive ligj-zbatuese “të ndërmarrin reforma konkrete për zbatimin e strategjisë anti-korrupsion, forcimin e institucioneve të pavarura, shtetit ligjor dhe qeverisjes transparente në këtë vit jubile të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të nderuar me vizitën e Sekretares së SHBA, Klinton.”
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com