TIRANE- Transparency Internationational Albania shpreh shqetësimin se shpesh disa institucione nuk japin informacione, ose nuk i japin apo brenda afatit 40 ditor siç i kërkon ligji, duke shkelur të drejtën e informimit të qytetarëve mbi dokumentet zyrtare.
Në një tryezë të organizuar sot paradite nga Transparency International Albania u diskutua E drejta e informimit mbi dokumentet zyrtare". Sipas TIA institucionet kanë parregullsi në informimin e qytetarëve madje “Shqipëria ka afatin më të gjatë në rajon për informimin e qytetarëve”.
TIA bën apel për më shumë transparencë në organet e administratës publike dhe kërkon "Rishikimin e afateve për dhënien e informacionit (40 ditë), duke patur parasysh dhe praktikat e rajonit ku: Kosova 15 ditë, Maqedonia 30 ditë, Serbia 15 ditë".
Nga kërkimet dhe raportimet e qytetarëve, institucionet më problematike për informimin janë ALUIZNI, Zyra e Përmbarimit, Departamenti Anti-Korrupsion pranë Këshillit të Ministrave.
Insitucionet më të rregullta janë ZQRPP, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme e Avokati i Popullit.” TIA bën apel për për zbatimin efikas të Ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare” dhe nëse vërehen shkelje të parashikohen sanksione.
Tryeza u zhvillua në kuadër të projektit “Advocacy and Legal Advice Centre”(Qëndra për Këshillim dhe Asistencë Ligjore), i financuar nga Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri.Konferenca u realizua me pjesëmarrjen e gjerë të shoqërisë civile si dhe institucioneve publike, duke përmendur këtu përfaqësues nga Avokati i Popullit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ILDKP, Komisioni i Shërbimit Civil etj.
/Shqiptarja.com