TIFFF, i vetmi festival në Ballkan
që çon filmat në garën e “Oscar”
Akademia “Oscar” ka përzgjedhur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë i njohur ndryshe si TIFF, si një nga festivalet zyrtare te Akademisë që ka atributin e nominimit për “Oscar” për Çmimin e filmit të shkurtër.
Akademia “Oscar” ka përzgjedhur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë i njohur ndryshe si TIFF, si një nga festivalet zyrtare te Akademisë që ka atributin e nominimit për “Oscar” për Çmimin e filmit të shkurtër.
Drejtori i këtij festivali Agron Domi, i cili sapo ka shpallur hapjen e aplikimeve për edicionin e 16-të të TIFF përveç entuziasmit për këtë lajm vlerëson potencialet që hapen për kineastet.
“Nuk është një lajm që thjesht gëzon festivalin në aspektin kualitativ, por është një avantazh i madh për rajonin, për Ballkanin, Shqipërinë dhe Kosovën, apo filmat që vijnë në shqip. Kjo është një mundësi për të penetruar në nominimet “Oskar” që është një mundësi e madhe njohje promocioni jo vetëm të autorit, apo autorëve, por edhe vendit nga vjen”m, shprehet Agron Domi, Drejtor festivali TIFF.
Ndër të tjera kjo i jep TIFF, si i vetmi festival ndërkombëtar i filmit në Ballkan, jo vetëm mundësinë për të sugjeruar film të shkurtër për “Oscar”, por edhe një reputacion të lartë për të shfaqur premiera të filmave Europian dhe jo vetëm. Të njëjtën rrugë ndoqi dhe filmi i shkurtër nga Kosova “Shok” i cili u nominua për “Oscar” nga një festival i tillë. “Rasti i filmit “Shok” tregoi se çfarë jehone patyi filmi vetë, Kosova për këtë ngjarje kaq të rëndësishme” tha zoti Domi.
Janë vetëm 84 festivale të rëndësishme ndërkombëtare që fituesi i tyre në short category nominohet për “Oscar” animation, fiction ose documentary.” Pra fituesi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, që do ta marrë çmimin për “Filmin më të Mirë”, do të kualifikohet për shqyrtim në kategorinë e filmit të shkurtër për “Oscar”.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40
-
Elenita Roshi merr drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar
7 Janar, 22:38
-
Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!
7 Janar, 22:30
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Radhë të gjata mjetesh në Portin e Vlorës për t’u imbarkuar në tragetin drejt Brindisit, shkak kontrollet e imtësishme nga Policia Kufitare
7 Janar, 22:02
-
Debati në Report TV/ Juristi Karaj: Meta është ‘kurban i reformës në drejtësi’, e ka kuptuar se ka prova dhe s’është çështje politike! Çaça: PL rrezikon
7 Janar, 21:58
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Nju Jork, apeli hedh poshtë kërkesën e zotit Trump për të bllokuar dhënien e dënimit më 10 janar
7 Janar, 21:45
-
'Grenlanda nuk shitet', kryeministrja daneze i përgjigjet Trump-it pas vizitës së djalit të tij në ishull
7 Janar, 21:32
-
Hetimet për Donald Trump, gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm
7 Janar, 21:32