Tifozët e Interit: Duam Igli Taren
drejtori më i mirë sportiv në Itali

Tifozët e Interit: Duam Igli Taren<br />drejtori më i mirë sportiv në Itali<br>
Tifozët e Interit janë të irrituar dhe kjo duket edhe në komentet e shumta të tyre. Ekipi zikaltër ishte gjatë gjithë fazës së parë në vendet e para dhe pretendent për të fituar titullin, ndërsa tani rrezikon të marrë pjesë edhe në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Detyra e parë që drejtuesit duhet të zbatojnë në këto javë është që të shkojnë drejt Romës dhe t’i rrëmbejnë Lazio-s, Igli Taren. Me ardhjen e drejtorit sportiv bardhekaltër dhe me në krah një si Valter Sabatini, drejtori aktual Piero Auzilio mund të përdoret për të përgatitur kafenë në klub”, - është ky komenti i tifozëve të Interit pas një merkatoje, e cila për zikaltrit premtoi shumë, por realizoi pak.

Rafinha dhe Lisandro Lopez janë dy përforcimet për Luciano Spalleti-n, i cili kërkoi një mbrojtës dhe një mesfushor. Ëndrra Pastore mbeti e tillë, pasi “Suning” nuk miratoi buxhetin e nevojshëm për të vënë duart mbi argjentinasin që një zbarkim në Milano e priste me padurim.  Mes kampionatit që lëngon për rezultatet dhe problemeve jashtë fushe të Icardi-t, tifozët duket se shohin si zgjidhje Igli Taren, i cili, prej vitesh, ndërton fatet e arkave të Lazio-s, duke sjellë futbollistë nga hiçi dhe i kthyer në yje në Romë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas