ELBASAN, 11 Tetor / ATSH-Miranda Sadiku- Sportëdashësve shqiptarë në ndeshjen mes Kombëtare dhe - Danimarkës, i janë bashkuar sot edhe shumë shtetas kosovarë, e maqedonas.
Të ardhur nga Prishtina, Gjilani etj. I vetmi shqetësim për të mbetet bileta, edhe pse e kanë blerë atë me çmim pak të " kripur" krahasur me çmimin e tregut, shtetas kosovar shprehen se e rëndësishme është që bileta të mos jetë fallso. " Nuk do të mungonim pa e parë ndeshjen e kombëtares sonë me Danimarkë", shreht Vetati, një shtetas kosovar i cili është nisur nga Gjilani i Kosovës një natë më parë për të parë ndeshjen e kombëtares. Si ai janë shuë të tjerë të cilët kanënisur të bëjnë tifozin për fitoren e kombëtares sonë.
Ndërkaq Policia ka bllokuar të gjithë hyrjet e stadiumit dhe ka nisur kontrollin e imtësishëm të tifozëve të cilët janë afruar për të hyrë në stadium.
Kontroll i imtësishëm është bërë për ndonjë lëndë eksplozivi, ndërsa të gjithë tifozët që do të shohin ndeshjet duhet të kenë me vete vetëm telefonin cellular si edhe paketën e cigares.
Në ndihmë të Policisë së Elbasanit kanë mbërritur edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana si edhe efektiva të shumtë nga kryeqyteti.
Ndeshja mes ekipit Shqipëri - Danimarkë do të nisë në orën 20.45, ndërsa ata sportëdashës të cilët nuk do të kenë mundësi ta shohin ndeshjen nga stadium " Elbasan Arena" do të kenë mundësi ta shohin atë në qendër të qytetit ku një kompani private ka bërë të mundur montimin e një televizori të madh ku edhe do të transmetohet kjo ndeshje.
Festa ka nisur në qendër të qytetit ku sportëdashësit brohorasin " Shqipëri Etnike" dhe " Fitore Kombëtares", ndërsa një concert i madh festiv do të shoqërojë sportëdashësit drejt stadiumit. Mësohet jo zyrtarisht se Policia ka arrestuar një shtetas i cili tregëtonte bileta fallso kryesisht tifozëve të ardhur nga Ksova por edhe rrethe të tjera të Shqipërisë./a.g/
/Shqiptarja.com