Tifozët bëjnë simbolin e 'Shqiponjës', ultrasit e PSG-së kërcënojnë Vlahovic: Do t'i presim tre gishtat në Paris

Tifozët bëjnë simbolin e 'Shqiponjës', ultrasit e PSG-së kërcënojnë Vlahovic: Do t'i presim tre gishtat në Paris

Protesta e tifozëve të PSG-së

PARIS - Dusan Vlahovic është emri që përflitet këtë merkato te PSG-ja. Sulmuesi pritet të largohet nga Juventusi, për t'i bërë vend një afrimi të mundshëm të Lukakut te bardhezinjtë.

Edhe pse nuk ka ende diçka zyrtare, ultrasit e PSG-së e kanë pritur me protesta një afrim të mundshëm të serbit. Jashtë "Parkut të Princave", tetë tifozë kanë shpalosur një pankartë të madhe ku shkruhej: "Vlahovic në Paris do të të presim tre gishtat".

Mesazhi është qartësisht politik, me sulmuesin që feston duke ngritur tre gishtat lart, si shenjë e Serbisë së Madhe. Simboli me tre gishtat në Serbi është për Zotin, Atdheun dhe Carin. Një simbolikë që i përket të djathtës politike në Serbi, e cila nuk tenton të njohë Kosovën si shtet.

Veç mesazhit, dy nga tetë tifozët shihen duke bërë simbolin e "Shqiponjës", shenjë kjo e Shqipërisë. Duket se mes ultrave të PSG-së ka pasur edhe shqiptarë, që nuk e mirëpresin një kalim të mundshëm të Vlahovic në Paris.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja