Tifozët e Lazio-s kalojnë limitet, kërcënojnë djalin e Igli Tares: Ti dhe babai yt duhet të vdisni

Tifozët e Lazio-s kalojnë limitet, kërcënojnë djalin e Igli Tares: Ti dhe babai yt duhet të vdisni

Tifozët e Lazios nuk i kanë paska mirë punët me shqiptarët në këtë ekip. Pas konfrontimeve me Elseid Hysajn gjatë verës tashmë kanë kërcënuar djalin dhe drejtorin Igli Taren për merkaton e verës.

Djali i Igli Tares, Etien Tare, ka publikuar mesazhin kërcënues që një tifoz i ka dërguar në rrjetet sociale. “Duhet të vdesësh, ti e babai yt. Copa m… Jeni kanceri i Lacios. Ai babai yt i paaftë. Jeton akoma ai vdekësira, babai yt. Na e shpifni, si ti, ashtu edhe babai yt. Nëse nuk merrni as Zakanjin. Flini me një sy hapur se nëse e kap ndonjë lacial, do i fusë thikën”, – ishte kërcënimi më i fundit që kishte marrë Etien Tare në rrjete sociale.

Ky i fundit u është përgjigjur këtyre kërcënimeve me një postim të tijin. “Jam lacial që kur jam fëmijë, festoj çdo herë që fiton Lacio, dëshpërohem kur humbasim. I vesh këto ngjyra me krenari dhe ndjenjën e përkatësisë. Respektoj çdo lloj kritike, pasi liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë. Por mendoj se këtë herë është kaluar caku. Më vjen keq që lexoj disa fjalë, mund të mos jesh dakord me disa zgjedhje, por nuk duhet të mungojë respekti, KURRË. Ndaj meje, babait tim dhe familjes time”, – ishin fjalët e Etien Tares.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë