Tifozët e Lazios nuk i kanë paska mirë punët me shqiptarët në këtë ekip. Pas konfrontimeve me Elseid Hysajn gjatë verës tashmë kanë kërcënuar djalin dhe drejtorin Igli Taren për merkaton e verës.
Djali i Igli Tares, Etien Tare, ka publikuar mesazhin kërcënues që një tifoz i ka dërguar në rrjetet sociale. “Duhet të vdesësh, ti e babai yt. Copa m… Jeni kanceri i Lacios. Ai babai yt i paaftë. Jeton akoma ai vdekësira, babai yt. Na e shpifni, si ti, ashtu edhe babai yt. Nëse nuk merrni as Zakanjin. Flini me një sy hapur se nëse e kap ndonjë lacial, do i fusë thikën”, – ishte kërcënimi më i fundit që kishte marrë Etien Tare në rrjete sociale.
Ky i fundit u është përgjigjur këtyre kërcënimeve me një postim të tijin. “Jam lacial që kur jam fëmijë, festoj çdo herë që fiton Lacio, dëshpërohem kur humbasim. I vesh këto ngjyra me krenari dhe ndjenjën e përkatësisë. Respektoj çdo lloj kritike, pasi liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë. Por mendoj se këtë herë është kaluar caku. Më vjen keq që lexoj disa fjalë, mund të mos jesh dakord me disa zgjedhje, por nuk duhet të mungojë respekti, KURRË. Ndaj meje, babait tim dhe familjes time”, – ishin fjalët e Etien Tares.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.9%
-
Jo
19.4%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 811
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Sylvinho gaboi, duhej më shumë personalitet', Igli Tare analizon humbjen e Shqipërisë: Duhet uri, të gatshëm të vdesin për fanellën
18 Qershor, 18:50
-
'Serie A do jetë më interesante sezonin e ri', Igli Tare: Dua një projekt emocionues
31 Maj, 19:21
-
Igli Tare merr çmimin 'Drejtori më i mirë' në Itali! E ardhmja? Di shumë gjuhë të huaja, më pëlqen De Rossi
7 Maj, 10:05
-
Igli Tare në bisedime me dy klube të Premier League
12 Prill, 14:42
-
Tare pjesë e revolucionit, Napoli gati të hedhë bazat për sezonin e ardhshëm! Synohet edhe Conte
1 Prill, 13:56
-
'Shqipëria pasuri për Europianin'! E ardhmja pezull, Igli Tare: Do takohem me Pep Guardiolën te City
29 Mars, 09:42
-
E bujshme nga Italia/ Lazio kërkon rikthimin e Igli Tares si trajner
12 Mars, 17:16
-
Klubi i Serie A i 'vendos syrin' Igli Tares
1 Mars, 17:05
-
Igli Tare 'ngre në qiell' Simone Inzaghin: Është si Pep Guardiola, 'maniak' pas detajeve
24 Shkurt, 18:49
-
'Veprova si Klopp te Liverpooli', Igli Tare: Jam më jetëgjati në Serie A, ja ofertat që kam
14 Shkurt, 21:49
-
Igli Tare mburr Asllanin në Itali: Ka karakter të fortë, kemi folur së bashku
30 Janar, 13:59
-
Igli Tare paralajmëron Italinë: Kombëtarja jonë po rritet! Do ta shihni, atë ditë do të jenë 80 mijë njerëz
11 Dhjetor 2023, 17:30