Këtë të martë në orën 11:00, gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Miliana Muca shqyrton ankimin e ish-futbollistit Igli Tare mbi sekuestron preventive që i është vënë një vile në emër të tij në Dhërmi.

Sipas SPAK, prona në fjalë dyshohet se është pasuri e fshehur e ish-zv. kryeministres Belinda Balluku. Tare kundërshton masën, duke kërkuar kthimin e pronës me pretendimin se është e tija, e blerë me burime të ligjshme financiare.

Belinda Balluku, sipas organit hetues, dyshohet se e ka përfituar vilën si ryshfet nga kompania Eurocol të cilën e ka favorizuar në një tender kur ishte drejtoreshë e Albcontrol.

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.