Tifozët e Legias së Varshavës njihen si një ndër më të zjarrtit në Evropë dhe këtë e dëshmuan sërish sëfundmi në ndeshjen e kampionatit kundër Lodz. Tifozët e skuadrës ku ka luajtur Ernest Muçi, në momentin që po niste loja, ndezën flakadanë në 4 anët e stadiumet duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, që sigurisht ndikoi të kundërshtarët që në fund humbën 2-1.
Në këtë ndeshje te kundërshtarët luajtën titullarë shqiptarët Julian Shehu dhe Lirim Kastrati, ndërsa Kreshnik Hajrizi ishte në stol. Ndërkohë te Legia si zëvendësues u aktivizua ish-futbollisti i Tiranës Jurgen Çelhaka.