Tifozët e PSG presin Mesin në aeroport! Lukaku kryen vizitat mjekësore me Chelsea-n

Qindra tifozë të Paris Sen German dolën të prisnin Lionel Mesin në aeroportin e Parisit, ndërsa bëhet me dije se ylli argjentinas do të prezantohet poshtë kullës Eifel në Paris. Ndërkohë Romelu Lukaku ka kryer vizitat mjekësore me Chelsea-n dhe pritet të niset drejt Londrës për tu bashkuar me skuadrën e tij të re.

Tifozët e PSG janë mbledhur të shumtë në numër dhe po presin Mesin në aeroportin e Parisit. Ndërkohë që klubi francez bën me dije se Lionel Messi do të prezantohet poshtë kullës Eifel. Por ylli argjentinas nuk është nisur ende drejt Francës, pasi po pret që të sistemohen edhe detajet e fundit të kontratës së tij faraonike që do të lidhë atë për dy vitet e ardhshme me PSG.

Mësohet se Messi do të marrë rreth 40 milionë euro në sezon. Pikërisht paratë ishin shkaku i largimit të Mesit nga Barcelona pas 21 vitesh. Mediat ndërkombëtare sportive bëjnë me dije se Messi ka përfituar nga Barcelona mbi 800 milionë euro.

Ndërkohë sulmuesi i Interit Romelu Lukaku ka kryer sot vizitat mjekësore dhe është gati të fluturojë drejt Londrës për t’ju bashkuar skuadrës së tij të re Chelsea-n. Sulmuesi belg u shit nga Interi për shifrën rekord në serinë A plot 115 milionë euro. Por ky operacion krijoi krisjen e parë mes tifozerisë dhe pronarëve kinezë të Interit.

Një ditë më parë në parma aty ku Interi luajti ndeshjen e parafundit miqësore përpara se të fillojë seria A, tifozët kontestuan presidentin Zhang dhe pronarët e Suning. Ata kërkuan që Suning të largohet nga drejtimi i Interit pasi janë të zhgënjyer që po shiten lojtarët më të fortë të skuadrës. Pikërisht tani që Interi u shpall kampion pas 11 vitesh.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro