Lajme nga më të ndryshmet vijnë në Botërori i Rusisë. Në prag të ndeshjes Iran-Portugali, që do të luhet në mbrëmje në orën 20:00, tifozët iranianë janë organizuar dhe po ndihmojnë me “taktikat” e tyre.
Ata kanë kënduar për gjithë natën përpara hotelit ku qëndron Portugalia, me qëllimin që ata të rrijnë pa gjumë dhe të jenë të lodhur ditën e sotme.
Në një moment në dritaren e hotelit është shfaqur edhe Ronaldo, ai u kërkoi tifozëve të pushojnë. Nëse Irani fiton sonte, do të ishte diçka historike, pasi për herë të parë do të kalonte fazën e grupeve.
Komento