Tifozët e futbollit në mbarë botën kanë reaguar të entuziazmuar pas spektaklit të ofruar nga Paris Saint Germain dhe Bayern Munich, duke e cilësuar përballjen e tyre si “ndeshja e shekullit” në Champions League. PSG fitoi 5-4, ndërsa në ndeshjen e kthimit pritet spektakël.
Ndërkohë, sot në orën 21:00 luhet gjysmafinalja tjetër mes Atletico Madridit dhe Arsenalit. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet ironike dhe kritike. Disa tifozë kanë sugjeruar madje që gjysmëfinalja tjetër “mund të anulohet”, duke argumentuar se është e vështirë të tejkalohet ajo që u pa një natë më parë.
Komentet më pikante
Një tifoz u shpreh: “Thjesht anulojeni gjysmëfinalen tjetër, sinqerisht nuk ka kuptim.” Një i dytë komentoi: “Mikel Arteta dhe Diego Simeone po qeshin tani, nesër do na shkatërrojnë sytë.” Një i tretë shtoi: “Çfarëdo që të shihni nuk do jetë e këndshme, ndaj shijoni futbollin e bukur sot.”
Një tjetër ironizoi: “Peticion që Arsenal kundër Atletico të luhet me dyer të mbyllura nesër.” Një tifoz i pestë tha: “Ajo ndeshje nuk meriton të transmetohet, do na djegë sytë.”
Lajmi kryesor:
PSG fitoi 5-4 kundër Bayernit, Enrique: Ndeshja më e mirë e përjetuar si trajner! Kompany: Besoj 100% se do jemi në finalen e Champions

