Në stadiumin 'Manuel Martinez Valero' vendasit e Elches mposhtën 3-2 me përmbysje Atletico Madridin duke u shkaktuar këtyre të fundit humbjen e katërt radhazi në La Liga. Nico Gonzalez kaloi në epërsi miqtë nga Madridi, por Elche përmbysi me Affengruber dhe penalltinë e Andre Silvës. Sërish Nico Gonzalez barazoi për Atleticon duke e mbyllur 2-2 pjesën e parë. Në minutën e 75-të Andre Silva shënoi golin e fitores për vendasit, ndërsa madrilenët për 60 minuta luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Almadas. Pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sociedadit, Atletico merr një tjetër humbje dhe tanimë është e fokusuar në gjysmëfinalet e Champions League ku përballë do të ketë Arsenalin.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Yamal i jep fitoren Barcelonës dhe dëmtohet, titulli i La Ligas më pranë! Atl. Madridi humbet sërish, gabon edhe Sociedadi








