Fiorentina po kalon një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit. Humbja e fundit ndaj Lecces ka thelluar krizën e skuadrës nga Firenze, e cila pas 10 javëve në Serie A renditet në vendin e parafundit, ende pa asnjë fitore në kampionat.

Situata e rëndë ka shkaktuar reagime të ashpra nga tifozët, të cilët kanë dalë në protesta jashtë stadiumit “Artemio Franchi”, duke kërkuar largimin e trajnerit Stefano Pioli dhe ndryshime urgjente në klub.

Megjithatë, pavarësisht presionit të madh, Pioli ka refuzuar të japë dorëheqjen. Sipas raportimeve nga mediat italiane, drejtuesit e klubit dhe trajneri janë në bisedime për një zgjidhje të mundshme miqësore të kontratës.

Në Firenze tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat e pasuesit të mundshëm të Piolit. Paolo Vanoli shihet si kandidati kryesor për stolin, ndërsa në listë përmendet edhe Daniele De Rossi, i cili mbetet një alternativë serioze në rast ndryshimi.

Janë orë vendimtare te Fiorentina, me drejtuesit që po kërkojnë të gjejnë rrugën më të mirë për të dalë nga kriza dhe për të rikthyer skuadrën në binarët e duhur.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milani i falet Pavlovic, -1 pikë nga kreu! Medon Berisha 'pret biletën' e Piolit nga stoli i Fiores