Tifozët trakte kundër Halilit:
Largohu nga Tirona, tradhtar!

Tifozët trakte kundër Halilit:<br />Largohu nga Tirona, tradhtar!
Tifozët e Tiranës vazhdojnë ‘luftën’ me Presidentin Refik Halili duke kërkuar largimin e tij nga klubi.
 
Në rrugët e kryeqytetit mëngjesin e sotëm janë vendosur në kazanë plehrash, shtylla dhe mure disa fletushka, trakte kundër Refik Halilit.
 
Në muajt e fundit tifozët e 24 herë kampionëve të vendit janë ngritur disa herë në protestë kundër Halilit.
 
Shkak i nisjes së kundërshtisë së madhe të tifozëve kundër Halili u bë vendimi për lejimin e Partizanit që të luajë në fushën e bardhebluve.

[gallery]21396[/gallery]
Në traktet që janë shpërndarë shprehet revolta kundër:
Mashtrimeve dhe premtimeve boshe
Përdorimit të Tiranës për qëllime personale
Dështimit të ndërtimit të jnë klubi serioz
Shndërrimit të Tiranës në një klub të dorës së tretë
Braktisjes së vlerave që përfaqëson
Fshehjes së borxheve e mungesës së transparencës
Tradhtisë dhe fyerjes së intelektit të tifozëve bardheblu



d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin