Vendimi i Ministrisë së Brendshme të Italisë për të mos lejuar tifozët e Eintrachtit të Frankfurtit të udhëtojnë në Napoli për ndeshjen e Champions League ka shkaktuar shumë zemërim në Gjermani. Kjo si pasojë e incidenteve që ndodhën në ndeshjen e parë dhe frika e autoriteteve se mos përsëriten edhe në Itali.
"Ndërhyrje serioze nga shteti italian,"-tha CEO i klubit gjerman Axel Hellmann. "Napoli duhet të përjashtohet nga Champions League,"-shtoi Maximilian Klockner, këshilltari i bashkisë së Frankfurtit. Për shkak të kësaj situate është njoftuar se drejtuesit e klubit nuk do të drekojnë dhe darkojnë sëbashku ashtu siç ndodh gjithmonë në këto raste.
"Është një ngjarje unike dhe për herë të parë ndodh në futbollin evropian. Është një ditë e trishtuar për futbollin, është një vendim i pakuptueshëm që rrezikon integritetin e kompeticionit,"-tha Philipp Reschke, anëtar i bordit të klubit të Frankfurt.
Për këtë situatë tifozëve të Eintracht Frankfurt u kanë dalë në mbrojtje tifozët e Bayern Munchen, që në ndeshjen me Paris SG në Champions League shpalosën një banderolë fyese në italisht për ministrin e brendshëm italian.
Mir ua bene ketyre tifozeve gjerman Ka disa ore qe po perleshen me policin dhe kan shkaterruar te gjitha dyqanet ne qendren historike Urojm qe napolitanet te ruajn qetesin sepse po dolen napilitanet te mbrojn qytetin gjak i madh ka per te ndodh Forca Napoli
Përgjigju