Tifozi 100-vjeçar: Jap pensionin që Interi të eliminojë Milanin

Tifozi 100-vjeçar: Jap pensionin që Interi të eliminojë Milanin

Enrico Vazini

Enrico Vazini është tifozi 100-vjeçar i Interit, që synon të përjetojë finalen e Champions League. Nesër në 21:00 në "San Siro", Milani pret zikaltërit në gjysmëfinalen e parë të Champions League, me Vazinin që do ofrojë pensionin e tij nëse skuadra e zemrës do kalojë më tej.

“I lutem Zotit që të më japë gëzimin e fitores së Interit dhe shpresoj që ai do ta bëjë këtë. Do të bëja gjithçka për fitore, përfshirë këtu edhe pensionin tim që do ta jepja” pranoi tifozi fanatik i skuadrës italiane për "La Gazzetta dello Sport".

Asgjë më shumë se fitorja në derbi nuk i ngroh tifozët e të dyja skuadrave, me Interin që pas 13 vitesh rikthehet të luajë në këtë fazë. Megjithëse në këtë moshë, Vazini ndjek në çdo ndeshje në shtëpi Interin.

Enrico Vazini

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen