Dështon siguria te 'Air Albania', tifozët futën mjetet piroteknike në stadium, u thyen 250 stola, policia asnjë masë! 'Disiplina' gjobit Tiranën dhe Partizanin me nga 200 mijë lekë

Dështon siguria te 'Air Albania', tifozët futën mjetet piroteknike në stadium, u thyen 250 stola, policia asnjë masë! 'Disiplina' gjobit Tiranën dhe Partizanin me nga 200 mijë lekë

Mjetet piroteknike në stadium dhe stolat e thyer

TIRANË- Duket si Deja vu, ku pas çdo derbi të luajtur, historia vijon me dënime nga Komisioni i Disiplinës për 2 skuadrat për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në tribuna, por jo vetëm dhe kësaj radhe nuk pati përjashtim! Ndeshja Tirana-Partizani, e luajtur në 25 tetor në 'Air Albania' u përkthye në mbi 250 stola të thyer në stadium, për pasojë dy skuadrat janë ndëshkuar me nga 200 mijë lekë gjobë.  Megjithatë, për "Të kuqtë" dënimi ka qenë edhe më i rëndë, kjo për shkak se është ndëshkuar edhe me 4 ndeshje pa tifozë, e ndërsa nuk ka shpëtuar as trajneri Ilir Daja. Kontestimi i tij, për penalltinë e dhënë në favor të bluve të kryeqytetit që i dhuroi edhe fitoren, i ka kushtuar jo pak, por 2 ndeshje pezullim teknikut.

Në fushë u hodhën edhe mjetet piroteknike nga tifozët të cilët ngrenë alarmin mbi sigurinë që ofron ky stadium. Si kanë arritur tifozët që t'i fusin flakedanët brenda në stadium, është një pyetje që nuk e ka marrë ende një përgjigje ku ndonëse ka kamera të cilësisë së lartë “Air Albania”, asnjë prej tyre tifozëve të papërgjegjshëm nuk është identifikuar dhe nuk është proceduar nga ana e Policisë. “Air Albania” do të presë edhe finalen e Ligës së Konferencës e si pasojë, disa vëzhgues të UEFA-s ishin të pranishëm në derbin e kryeqytetit për të monitoruar mbarëvajtjen e takimit, por edhe kësaj radhe sjellja e tifozëve linte shumë për të dëshiruar, njëjtë si edhe në takimin mes Shqipërisë dhe Polonisë.

"KF Tirana, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 64/1, 64/5, 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti", thuhet në njoftim.

Megjithatë, duhet thënë se sjellja e gabuar e tifozëve u ka kushtuar shumë edhe skuadrave të tjera të Kategorinë Superiore, ku janë gjobitur me nga 50 mijë lekë ekipe si Skënderbeu, Teuta, Vllaznia apo edhe Skënderbeu.

Nga ana tjetër, futbollisti i Naftëtarit, Samuel Vrapi ndërhyri për të grushtuar tifozin bashkë me babanë, është dënuar me 2 ndeshje pezullim  "për provokim të publikut".

Njoftimi i plotë i Komisionit të Disiplinës
1.KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. Zyrtari i KF Egnatia, Eduart Thartori, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
5. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
6. KF Tirana, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 64/1, 64/5, 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
7. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
8. Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
10. Zyrtari i Luzi 2008, Edmond Dalipaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i KF Naftëtari, Samuel Vrapi, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i FK Tepelena, Heklan Jaupi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/d dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i JA Tirana U-13, Joan Kotte, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. Lojtari i FK Dinamo U-13, Rahul Hakaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15. Çeljen e hetimit disiplinor për zyrtarin e JA Tirana U-13, Brusi Arapi.
16. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Lushnja Femra, Hekuran Korreshi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, zyrtari vendoset në provë për një afat 12 (dymbëdhjetë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
17. Pranimin kërkesës së lojtares së Apolonia – Femra, Egzona Gashi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtarja vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
18. Rrëzimin e kërkesës lojtarit të SHS Albpetrol, Marlin Aliaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
VIDEO nga momenti kur shkulen stolat në 'Air Albania', njëri prej tyre i bie në fytyrë punonjësit të fushës

 

Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur shkulen stolat në 'Air Albania' nga tifozët e Partizanit, e ndërsa fatkeqësisht një prej tyre i ka rënë në fytyrë një prej punëtorëve të fushës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirona: 28/10/2021 15:51

    Ndeshjet duhet te luhen pa spektatore mbasi tifozet ja moren doren kesaj pune

    Përgjigju
  • Iris: 28/10/2021 03:42

    Majmunet e xhungles nuk meritojne te ulen ne stola,por ne shkallare me pllaka cimentoje si ne kohen e Xhaxhit.Le te provonin t'i shkulnin ato po te ishin te zote.

    Përgjigju
  • pbz: 27/10/2021 22:22

    Duka eshte pergjegjesi kryesor per dhunen dhe shkaterrimet. Eshte deshtak qe i ka kthyer stadiumet ne poligone qitje e ringe boksi. Ashtu si ka shkaterruar ndeshjet e kampionatit shqiptar po shkaterron edhe ndeshjet e kombetares. 20 vjet president i FSHF dhe dhuna behet cdo dite e me rëndë.

    Përgjigju
  • Vlore: 27/10/2021 20:33

    E kane fajin tifozet polak se na provokoine akoma

    Përgjigju
  • Llumi: 27/10/2021 19:20

    Bejini ndeshjet pa tifoze...covidi eshte neper kembe....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille