TIRANË- Derbi ka një fitues! Ajo është Tirana, e cila arriti që të siguronte 3 pikë shumë të vlefshme për t'u shkëputur nga kreu dhe është bërë "shkaktare" e thellimit të rezultateve negative te Partizani.
Atëherë kur u duk se pjesa e parë do të mbyllej me porta të paprekura, Belica ndërhyn keq ndaj Tolit në zonë, duke ndezur situatën në fushën e blertë, mes dyshimeve nëse ishte apo jo penallti! Në fund, vendosi VAR, cili sot funksioi në 'Air Albania' dhe gjyqtari Hamitar akordoi penallti. Nga pika e bardhë, Vesel Limaj nuk gaboi dhe i dhuroi golin e shumë dëshiruar nga bardhëblutë, duke ndezur festën e tifozëve në stadium. Tirana 1, Partizani 0.
Të kuqtë patën raste për të gjetur golin e barazimit, por nuk ia doli t'i finalizonte dhe pse në minutat e fundit Tirana po luante me 10 lojtarë, pasi Najdovski u ndëshkua me 2 kartona të verdhë.
Kështu, Tirana me këtë fitore me rezultat minimal, qëndron "rehat" në vendin e parë të tabelës së klasifikimit me 14 pikë, e ndërsa Partizani me vetëm 4 pikë.
Në ndeshje u shënua edhe një incident, ku takimi u ndërpre për disa minuta pasi tifozët e Partizanit hodhën flakendanë në fushë, por më pas loja rinisi. Ajo që u pa gjithashtu me shqetësim ishte fakti se ndonëse ishte lejuar vetëm 30% e tifozëve në stadium që përkojnë me 6600 tifozë, të pranishëm ishin më shumë se 12 mijë.
Tirana gjen golin në minutat shtesë të pjesës së parë, shpërthen festa në 'Air Albania'
Ndërpritet derbi, tifozët hedhin flakedanë në fushë.
Dalin formacionet zyrtyare se si do të luajnë Tirana-Partizani në këtë derbi.
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3):Bekaj; Ismailgeci, Hoxhallari, Behiratce, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj; Totre, Seferi, Ngo’o
Partizani (3-5-2): Hoxhaj; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta; Stenio Junior, Filipovic
Komente


Po sigurisht qe do te kete me shume tifoze se sa lejohet,pse cuditeni?! Dukes i duhet te paguaje gjoben e shisheve dhe apelin e gjobes.
Përgjigju