Presidenti i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Tijjani Muhammad-Bande, i prezantoi më 11 shtator, letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.
Tijjani Muhammad- Bande, i zgjedhur në këtë post në muajin qershor, ka qenë dy vitet e fundit prezent në Nju Jork si përfaqësues i përhershëm i vendit të tij, Nigerisë, pranë OKB. Ai do të mbajë presidencën e Asamblesë së Përgjithshme në sesionin e 74-të, i cili fillon të martën e ardhshme, më 17 shtator. Duke folur për prioritetet e punës së tij, Muhammad Bande ka vënë theksin tek paqja dhe siguria, ndryshimi i klimës dhe të drejtat e njeriut. Duke patur parasysh se do të drejtojë Asamblenë e Përgjithshme në përvjetorin e 75-të të organizatës, ai ka theksuar se do të punojë për të zvogëluar mungesën e besimit midis shteteve.
Në Asamblenë e Përgjithshme, një nga gjashtë organet kryesore të OKB, përfaqësohen 193 vendet anëtare. Në Asamble ato diskutojnë dhe punojnë bashkë për çështjet ndërkombëtare që lidhen me Kartën e OKB, si zhvillimi, paqja, e drejta ndërkombëtare etj.
Çdo vit në muajin shtator të gjithë anëtarët takohen në Asamblenë e Përgjithshme, në selinë kryesore të OKB, në Nju Jork. Këtë shtator, fillon sesioni i 74 i Asamblesë së Përgjithshme, i cili përfundon pas një viti, më 16 shtator 2020.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor, 09:39
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12
-
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e Presidentit të zgjedhur Trump, për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
22 Nëntor, 19:42
-
Jozefina Topalli takime me diasporën në Nju Jork: Jeni mundësia kyçe që Shqipëria ka për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të parikuperueshme të vendit
20 Nëntor, 16:54
-
Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
20 Nëntor, 16:06
-
Azerbajxhan, aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike
16 Nëntor, 18:12
-
Lufta/ Sulmet izraelite në Libanin lindor shkaktojnë 12 viktima! Jepet urdhër evakuimi në periferi të Bejrutit, pritet të goditen disa ndërtesa
15 Nëntor, 08:56
-
Komiteti i OKB-së: Metodat e luftës të Izraelit përkojnë me gjenocid
14 Nëntor, 13:57
-
Media australiane 'The New Daily': Si po kthehet Shqipëria në destinacionin e madh të turizmit evropian?
14 Nëntor, 08:54
-
Trump shpërblen Musk: Do e emërojë në krye të ‘Doge’, departamenti i ri për Efikasitetin e Qeverisë së SHBA-ve! Do kontrollojë efikasitetin e administratës
13 Nëntor, 07:03
-
Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike/ Guterres – liderëve botërorë: Paguani ose përballuni me fatkeqësitë nga klima
12 Nëntor, 16:12
-
COP29/ Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike
12 Nëntor, 08:16