Timo Flloko, prezanton librin me poezi, ‘Kërcim në Bosh’

Timo Flloko, prezanton librin me poezi, ‘Kërcim në Bosh’

Aktori i njohur, Timo Flloko

Aktori dhe së fundmi shkrimtari, Timo Flloko, zgjodhi Universitetin Aleksandër Xhuvani që të prezantojë librin e tij me poezi, “Kërcim në Bosh” në kuadër të 23 prillit, Ditës Botërore të Librit. Qindra studentë kishin mbushur sallën kryesore të këtij universiteti.

Prezantimi i këtij aktiviteti u krye nga Shefja e Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, e cila vlerësoi krijimtarinë e artistit të njohur, Timo Flloko. Ndërsa në fjalën e marrë me këtë rast shkrimtari, Timo Flloko theksoi se aktrimi dhe poezia ecin në një sens.

Aktori kur ndërton karakterin në skenë, mbështetet në dramaturgji, dramaturku është sa shkrimtar dhe poet. I koncentron gjërat tiparet e karaktereve nëpërmjet gjuhës. Poezia është substanca e artit si muzika, piktura sepse është shprehje e koncentruar e një filozofie e ndërtuar me art, figura, simbole ku nuk mund ti shprehë asnjë lloj arti më mirë se ajo. Poezia është një pjesë e qenies intelektuale si artist. Guximi që botoj është një marrëzi që të jep kënaqësi, sepse poezia është motiv.

Aktori, Timo Flloko

Flloko shoqërohej nga presidentja e Shtëpisë Botuese “Dudaj”, Arlinda Dudaj. Në fund studentët bashkëbiseduan me Timo Fllokon duke i drejtuar atij pyetje të ndryshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?