Deri në datën 13 maj, kinemaja BabylonBerlin mirëpret rreth 20 prodhime kinematografike shqiptare. Kryeministri Edi Rama e ka risjellë në vëmendje festivalin e filmit shqiptar “Fly Like an Eagle” me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën që deri më 13 maj, në Kinemanë Babylon në Berlin, të ndiqni serinë e filmave shqiptarë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.

Në hapjen e festivalit më 7 maj, publiku takoi edhe aktorin Timo Flloko. Produksionet që transmetohen përfshijnë klasikët e restauruar të Kinostudios “Shqipëria e Re”, por edhe prodhime të reja të kinemasë moderne shqiptare, dokumentarë dhe filma të shkurtër.