KIEV - Një gjykatë në Kiev ka gjobitur ish-kryeministren e Ukrainës, Julia Timoshenko, për mospërfillje të gjykatës. Gjykatësi ka urdhëruar Timoshenkon të paguajë 2,000 dollarë, pasi ka refuzuar të paraqitet në seancën dëgjimore për vrasjen e një avokati ukrainas, 16 vjet më parë, bën të ditur “Radio Europa e Lirë”.
Muajin e kaluar, Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se Timoshenko është e dyshuar në vrasjen e Yevhen Shcherban, në një aeroport të Ukrainës, më 1996. Timoshenko, e cila vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim për abuzim të detyrës zyrtare, nuk ka pranuar akuzat.
Të martën është shtyrë gjykimi për një rast tjetër kundër Timoshenkos, pasi ajo nuk ëstë shfaqur në gjykatë. Ish-kryeministrja këmbëngul se akuzat kundër saj janë të motivuara politikisht.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com