TIMS/ Dokumenti që zbuloi skandalin me ish punonjësin e IT Veizaj, nuk dorëzoi kodet, futi 5 emra ‘të privilegjuar’ në sistem! 4 thjesht punonjës, po Tedi Malaveci? E dekonspiroi Muça

Një dokument i publikuar së fundmi, rrjedhur nga brenda Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, zbulon një anë tjetër të këtij skandali. Bëhet fjalë për rolin që ka luajtur një person i quajtur Bruno Veizaj, ish punonjës në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ky i fundit ka qenë programuesi i sistemeve ‘e-Gate’ dhe Tims – Kriminal, sisteme që nxjerrin të dhënat e TIMS në kufi kur kalojnë të gjithë qytetarët në kufi. Kur ne 2020 Ministria e Brendshme  ka ndërprerë bashkëpunimin me ICITAP që kishte ndërtuar sistemi TIMS, të ashtuquajturat ‘kodet sorxhente’, ose kodet fillestare të programimit, nuk u dorëzuan. Bruno Veizaj ishte i vetmi që i dispononte këto të dhëna.

Kur është emëruar në krye të Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit në Polici, Ervin Muça (sot ne arrest me akuzën që ka shkarkuar ilegalisht databaze e TIMS), ka zbuluar skandalin i cili në fakt ka rezultuar edhe më i rëndë se kaq.

Në një letër që mban datën 20 dhjetor 2023, Muça i shkruan kryepolicit Rrumbullaku se edhe me interesimin e ICITAP, është zbuluar se ka pasur ndërhyrje në sistemin TIMS, dhe më 30 tetor 2023 madje kishte pasur edhe ndryshime kodesh.

Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur është bërë një backup informacioni dhe pas ekzaminimeve ka rezultuar se në një grup prej 5 dokumentesh udhëtimi të tipit pasaportë, sistemi nuk kryente kërkimin në TIMS-in kriminal. Pra këta persona mund të kalonin lirshëm në kufi, dhe asgjë nuk dilte për ta në sistem, madje edhe nuk regjistroheshin fare hyrje daljet e tyre.

Sa i përket emrave të këtyre 5 personave bëhet fjalë për vetë Bruno Veizajn, 3 punonjëse të IT në policinë e shtetit, dhe personazhi me emrin Tedi Malaveci. Për 4 të parët qëllimi mund të ketë qenë edhe testimi i sistemit, pasi të gjithë kanë qenë punonjës aty.

Skandali lidhet me emrin e Malavecit, drejtuesit e lartë të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Shqiptarë, i cili nuk ka asnjë lidhje me Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit dhe nuk kuptohet pse ai duhet të ishte aty.

Pra, ky dokument i rrjedhur prej opozitës nga Komisioni Hetimor që është përdorur edhe nga ish Kryeministri Berisha për ta akuzuar Muçën dhe të tjerë se kanë përdorur sistemin TIMS për të kaluar në kufi kriminelë, tregon në fakt se kanë qenë vetë specialistët e IT në polici që kanë zbuluar skandalin, e kanë dekonspiruar ish punonjësin, por edhe se 4 nga 5 emrat në sistem si të ‘privilegjuar’ nuk kanë asnjë lidhje me krimin. Po mbetet për t’u sqaruar pse ishte shtuar në mënyrë në dukje te paligjshme emri e Malavecit, i përfolur si njeri me të kaluar kriminale.

 

 

Pjese nga dokumenti

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur