‘Tinguj Zemre’, koncerti i artistes së verbër në Korçë, Marsona Taçe: Muzikantët e producentët ti hedhin sytë dhe nga ne

KORÇE- Një mbrëmje e veçantë artistike është mbajtur në qytetin e Korçës, ku performoi në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, këngëtarja Marsona Taçe.

Ka 43 vite që këndon dhe ka marrë pjesë në shumë kompeticione, por nuk është vlerësuar sa duhet.

“E ndjej veten të pranuar në muzikë por nuk mund të them 100 %. Unë e di ku e kam talentin tim, por dua shumë që muzikantët dhe producentët ti hedhin sytë nga kjo shtresë (të verbrit)”, shtoi ajo.

Marsona Taçe u shpreh se shoqata e të verbërve do të zhvillojë disa aktivitete në kuadër të 15 tetorit, ditës së “shkopit të bardhë”.  

“Ky koncert u bë vullnetarisht dhe u jam mirënjohëse të gjithëve, në veçanti Zamira Kitës. Ky koncert u bë në kuadër të 15 Tetorit, që është Dita e Shkopit të Bardhë, simbol i personave të verbër”, tha Marsona Tace, këngëtare.

Në përfundim të këtij koncerti recital, Taçe u vlerësua me titullin ‘Mirenjohje e qytetit’ nga Kryetari i Bashkisë Gramsh. Në skenë bashkë me Marsonën u ngjiten dhe artistët Romeo Skënderasi, Arian Berberi dhe Bledi Orhani.  Publiku artëdashës mbushi sallën dhe jo në pak raste u bë protagonist duke kënduar bashkë me ta në skenë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion