‘Tingulli frymëzues’, 7 artiste koncert dedikuar grave për 8 Mars, Marsela Çibukaj: Muzika të jetë përcjellëse për ata që nuk kanë zë

Janë të gjitha artiste gra, dhe tek “Artet” po bëjnë provat e fundit, për koncertin “Tingulli frymëzues i femrave” . 

“Është një mbrëmje në kuadër të një dite të veçantë, një dite reflektimi përsa i përket të drejtës së gruas, hapësirës që duhet ti dedikohet, lirisë së saj, por edhe fuqisë së jashtëzakonshme që gratë kanë”, shprehet këngëtarja Marsela Çibukaj.

Solistet Linda Kazani dhe Marsela Çibukaj, shoqëruar nga 5 instrumentiste, do të  japin mesazhet e tyre në kuadër të Ditës së Gruas përmes muzikës.

“Si artiste, si këngëtare jam e lumtur që bëhem pjesë e një aktiviteti ku nëpërmjet muzikës, nëpërmjet kompozitoreve femra, të repertorit klasik që interpretohen nga sopranoja Linda Kazani, e cila edhe e ideoi këtë mbrëmje. Gjithashtu i bashkohem unë, si këngëtare e muzikës ‘jazz’ me influenca ‘blues’, edhe të pop-it, muzikës së lehtë, duke marrë parasysh interpretuese të jashtëzakonshme të repertorit ndërkombëtar dhe shqiptar femra (Mina, Nina Simone, Vaçe Zela, Nexhmie Pagarusha etj.) Gra që kanë bërë revolucion përmes zërit të tyre, që kanë ndryshuar historinë, jo vetëm të gruas por edhe më gjerë, në shek. XX, përmes fuqisë së muzikës dhe prezencës së tyre në skenë”, shprehet më tej Çibukaj.

Edhe repertori, një ndërthurje mes klasikes e jazz-it, mban firmën e kompozitoreve gra. Një koncert me dyer të hapura, edhe në shenjë solidarizimi për ato gra që luftojnë për të  forcuar pozitat e tyre në shoqëri...

“Unë mendoj që 8 Marsi, duhet të jetë prezent çdo ditë të kalendarit të vitit, jo vetëm në 8 Mars. Vëmendja ndaj disa problematikave që vazhdojnë ende të gërvishtin historinë tonë të përditshme, problemeve që vazhdojnë të jenë dhe nuk është vetëm në kuadër të 8 Marsit që duhet t’i denoncojmë ato. Kam përshtypjen se duhet t’i japim sa më shumë zë dhe mundësi personave që janë në vështirësi. Në mënyrë që të mos jetë normale, të tejkalohen, apo të fshihen a durohen disa situata të padurueshme, të patolerueshme”, shprehet më tej Çibukaj.

Muzika e poezia, siç thotë Çibukaj, mund të inkurajojë, ndaj krijimi i artit që i flet një shoqërie mund të jetë një tjetër formë komunikimi edukues, edhe për mbrojtjen e të drejtave të gruas.

“Sot jemi bërë pak më pasiv me muzikën e artin. E marrim si formë konsumi, si shumë gjëra të tjera, ndoshta edhe materiale. Kam dëshirë t’i rikthehemi pak, dhe të analizojmë edhe fenomenet që po na ndodhin aktualisht, dhe arti, muzika të jenë përcjellës. Që, në një farë mënyre të jenë zëri i atyre që zë nuk kanë. Do më pëlqente që artistët, poetët, kompozitorët të viheshin në dispozicion të kësaj”, thotë më tej artistja.

Mbrëmjen e 8 Marsit në orën 19.00 pranë Katedrales Ortodokse, artistet ftojnë publikun t’i bashkohen kësaj feste të muzikës, në emër të gruas.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trrnakop Kacija: 08/03/2023 08:15

    Si nuk ju vjen turp 3 grave 3 nenave 3 motrave nuk u jane thare floket ju doni te beni aheng ne vend qe te dilni dhe te protestoni per te drejtat me themelore te grave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)