TIRANE - Një grua është bërë viktimë e grabitjes me dhunë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme pranë zonës së njohur me emrin “Selvia” pranë 9 katëshëve.
Mësohet se dy persona me motor i kanë tërhequr çantën nga dora gruas, duke ia grabitur atë. Duke përfituar edhe nga errësira dy të rinjtë kanë arritur të largohen me shpejtësi me motor.
Menjëherë pas denoncimit ne polici, uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorëve të krimit, por ende nuk është arritur të vihen në pranga.
(jd/SHqiptarja.com)
/Shqiptarja.com