Një 29-vjeçare ka rënë nga kati i pestë i pallatit mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agush Gjergjevica” në kryeqytet në apartamentin ku e reja banon. 

Policia njofton se nga hetimet e para, rezulton se e reja I.XH, ka pasur probleme mendore.

Nuk dihet nëse 29- vjeçarja ka rënë aksidentalisht, apo bëhet fjalë për një tentativë vetëvrasje.  

Asaj iu dha menjëherë ndihma e parë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com