TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të martë një 39-vjeçar, pasi ka dhunuar dhe përdhunuar në zonën e rrugës së Elbasanit, në Tiranë një vajzë.

Besim Lami, 39 vjeç, banues në Tiranës ka qenë i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se para dy ditësh, 39-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën me inciale K.Z, pa dëshirën e saj.

Pas kësaj ngjarje, vajza e re ka bërë denoncimin në polici, e këta të fundit kanë arrestuar të dyshuarin.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com