TIRANE- Një 50-vjeçare është rrëzuar në lumin e Lanës pasditen e sotme në kryeqytet. Shkak dyshohet të ketë qenë një luhatje e tensionit të 50-vjeçares, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 pranë Katedrales ortodokse.
 
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rrëzimit të 50-vjeçares në lumin e Lanës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)