TIRANE – Katër adoleshentë janë ndaluar sot në flagrancë nga policia e komisiariatit numër 2 në Tiranë, teksa vidhnin një market ushqimorë pas mesditës së sotme.

Televizioni A1 Report ka asistuar në momentin e arrestimit në afërsi të kopshtit Botanik, të katër personave.

Bëhet fjalë për autorët R.Sopoti, Y.Sopoti, E.Sopoti dhe A.Dajlani.

Sipas policisë, adoleshentët kanë deklaruar se kanë qenë koshient se nuk ndëshkoheshin ligjërisht për grabitjet e kryera dhe se nuk i shqetësonte fakti nëse një ditë do të ndaloheshin nga policia, ndërsa janë autorë të mbi 50 vjedhjeve vetëm gjatë këtij viti.

(gm/Shqiptarja.com)