Tiranë, 6 Persona protestojnë
para Drejtorisë së Policisë

TIRANË - Në orët e vona të mbrëmjes një familje me 6 persona ka dalë për të protestuar në sheshin përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të natës. Arsyeja e protestës nga ana e familjes ka qënë nxjerrja nga banesë prej forcave të policisë së qytetit të Tiranës.

Mësohet se policia ka vepruar me urdhër të Shefit të Komisariatit të Policisë së Tiranës Sokol Noka.

Urdhri për të nxjerrë familjen në fjalë nga banesa është dhënë pasi nje ish bashkëjetuese e familjes është ankuar se 6 personat e mësipërm i kanë zënë shtëpinë dhe se ajo është pronarja e banesës.


(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit