Tiranë, 750 kg cianur në mes
të tregut ushqimo
Plot 750 kg cianur, i mbyllur në fuçi metalike, ndodhen në një dhomë në mes të tregut të shumicës së fruta-perimeve, te ish-uzina “Dinamo”. Tregtarët e shumicës ndajnë të njëjtin mur me këtë dhomë të rrezikshme, e cila nuk ka asnjë masë mbrojtëse. (Foto: Dhoma ku janë depozituar mbetjet e cianurit tek uzina “Dinamo”)
TIRANE- Tregu i fruta-perimeve te ish uzina “Dinamo” është një ndër më të frekuentuarit në Tiranë. Kjo për shkak të çmimeve të lira që ofron. Por kjo zonë, mund të kthehet në një kërcënim serioz jo vetëm për jetën e tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin aty, por edhe për të gjithë banorët e Tiranës. Kjo pasi, në një dhomë fare të vogël,
(ne foto) të kyçur me një dry të thjeshtë, janë të depozituara plot 750 kg cianur, që dikur përdorej si lëndë e parë për punën në këtë uzinë. Ai është në formë të ngurtësuar, si kripë cianuri, i mbyllur në disa fuçi metalike, por që nuk ruhet nga askush dhe madje nuk as ndonjë tabelë paralajmëruese.
Tregtarët e fruta-perimeve, që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë nuk e dinë se ngjitur me ta është një dhomë plot me mbetje të rrezikshme. Në fakt kjo dhomë prej vetëm 10 metrash katrorë, nga një pakujdesi e vogël mund të kthehet në një burim katastrofe për Tiranën. Paradoksi qëndron në faktin se ngjitur më të janë disa njësi që shesin produkte bujqësore me shumicë si qepë, patate si dhe fruta. Tregtarët e shumicës që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë, i kanë marrë ambientet tari që zhvillon aktivitetin ngjitur me këtë dhomë të rrezikshme, në fakt as nuk ia ka idenë se çfarë ndodhet në murin matanë tij. dhomë të rrezikshme, në fakt as nuk ia ka idenë se çfarë ndodhet në murin matanë tij. “Unë jam i ri, sapo e kam marrë këtë ambientin me qira, por pyesni ata që janë më të vjetër këtu. Por kjo dhoma nuk hapet asnjëherë”, - na thotë ai.
SPECIALISTET “Unë e njoh shumë mirë këtë çështje pasi kam marrë pjesë në studimin që bëmë me PNUD dy vite më parë. Madje kjo pikë renditej e dytë, pas asaj të baterive në berat. Për mua është e paimagjinueshme që Ministria e Mjedisit dhe qeveria të mos kenë dëshirën ta largojnë duke e lënë në atë gjendje, pasi për t’u hequr ata nuk kanë nevojë për shumë pak fonde dhe të presin financimet e huaja. Kjo pikë mund të largohet me fare shumë pak lekë. Madje edhe ai muri ndarës me bizneset nuk është mur ndarë, pasi nuk është ndërtuar në mënyrë të tillë që të izolojë kontaminimin, pra nuk është mur kimik. Situata bëhet më alarmante në këto temperatura të larta, pasi ekziston rreziku që ai të avullojë dhe të depërtojë nëpërmjet mureve duke kontaminuar produktet ushqimore, por edhe tregtarët e zonës që unë do t’i quaja banorë, pasi ata qëndrojnë aty deri në 8 orë në ditë. Për mua është turp që ata mbetje toksike janë në lënë atje dhe në atë gjendje”, - ka thënë Sazan Guri. Ndërkohë që edhe ambientalisti tjetër i njohur Lavdosh Ferruni, i cili thotë se nuk është marrë shumë me këtë çështje,m mjafton fjala cianur për të treguar vëmendjen maksimale që duhet ndaj kësaj çështje. “Cianuret janë në krye të listës sa i përket rrezikshmërisë që paraqesin ndaj të gjithë organizmave të gjallë, ndaj për mua është e pakonceptueshme që ata të lihen në një vend, ku, për më tepër shiten e blihen fruta e perime për konsum masiv. Institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë në mënyrë urgjente dhe t’i japin një zgjidhje. Ai cianur nuk mund të qëndrojë aty ku është”, - ka shpjeguar ambientalisti Ferruni.
Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite
18 Shkurt, 23:00
-
Beqiri: Disa individë në SPAK e GJKKO po sabotojnë, mbështetja ka rënë nën 50%! Saliu ka hallin e Shkëlzenit dhe Argitës! Tafani: Berisha po ia kalon Enverit! Galdini: Rama e do drejtësinë për vete
18 Shkurt, 22:47
-
Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad
18 Shkurt, 22:39
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
‘Repolitix’/ Tafani: Sherifi i ri për Shqipërinë do jetë Europa! Beqiri: BE na i ka futur këmbët në një këpucë, objektiv integrimi! Galdini: Rama-Berisha do shkrijnë SPAK
18 Shkurt, 22:14
-
Butrint Imeri në një lidhje dashurie, kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën
18 Shkurt, 22:09
-
Për këto shenja parashikohet stabilitet financiar dhe progres
18 Shkurt, 21:57
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36