TIRANE - Një aksident automobilistik është rregjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar urgjentisht në Spitalin Ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr edhe ndihmën mjekësore.
Nga hetimet fillestare të forcave të rendit, të mbërritura në vendngjarje, mësohet se automjeti i përfshirë në aksident po udhëtonte me një shpejtësi shumë të lartë, mbi normat e lejuara. Për shkak edhe të motit të keq dhe asfaltit të lagur, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, që ka përfunduar në korsinë tjetër, duke plagosur edhe një këmbësor.
Ndërkohë, policia ka arrestuar shoferin e mjetit.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com