TIRANE - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në kryeqytet pranë Urës së Tabakëve. Sipas të dhënave paraprake ka qenë mjeti tip Volksëagen, i cili ka përplasur një të moshua teksa ai tentonte të kalonte rrugë.
Pas sinjalizimit për këtë ngjarje, uniformat blu mbërritën në zonën e aksidentit dhe dërguan të aksidentuarit në spital.
Gjithashtu policia kanë bërë dhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit i cili më pas u morr në pyetje.
Viktima i moshës rreth 65 vjec, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe pasi është dërguar në spitalin ushatarak ka ndërruar jetë. Ka qenë i pamundur identifikimi i viktimës nga forcat e policisë pasi, nuk i kanë gjetur një mjet identifikimi.
Aktualisht forcat e policisë po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, dhe vënien para përgjegjësisë së drejtuesit të mjetit, tashmë të shoqëruar.
/Shqiptarja.com