TIRANE - Një alarm fals për bombë ka ngjallur ankth për banorët në zonën e ish-ekspozitës në kryeqytet mëngjesin e sotëm.
 
Mësohet se një qytetar kishte konstatuar një send të dyshimtë pranë ish-ekspozitës duke lajmëruar policinë.
 
Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollin e sendit të dyshimtë.
 
Sipas policisë pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se nuk kishte asnjë lëndë plasëse duke i dhënë fund edhe ankthit të banorëve. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)