Tiranë-Amsterdam, tani me
një lidhje direkte ajrore

Tiranë-Amsterdam, tani me<br />një lidhje direkte ajrore
TIRANE - Tirana dhe Amsterdami do të lidhen me një linjë direkte të fluturimeve ajrore duke filluar që këtë vit, gjatë periudhës së verës. ArkeFly, linja ajrore hollandeze e TUI Group, ka prezantuar keto ditë shërbimin e saj më të ri në Shqipëri me fluturimin direkt Amsterdam – Tiranë.

Kompania ajrore hollandeze do të operojë këtë fluturim gjatë verës, një herë në javë, duke përdorur avionin Boeing 737 për këtë linjë.

Ditën e hënë u zhvillua një ceremoni e shkurtër në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, për të shënuar përurimin e kësaj linje të rëndësishme, e cila do të lehtësojë udhëtimin ndërmjet Shqipërisë dhe Hollandës, për pasagjerë shqiptarë dhe turistë hollandezë që duan të vizitojnë vendin tonë.

Udhëtimi i pasagjerëve pritet të zgjasë 2 orë e 40 minuta. ArkeFly është një linjë ajrore hollandeze me bazë në Amsterdam dhe ofron shërbimin e saj me fluturime në më shumë se 70 destinacione te botës, duke përfshirë vendet e preferuara për pushime: Pellgun e Mesdheut, ishujt e Karaibeve përtej oqeanit Atlantik, Afrikën, Azinë, Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut.

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G