TIRANE - Tre adoleshentë të akuzuar për një sërë vjedhje banesash, lokalesh dhe makinash janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Të arrestuarit janë G.B 17 vjeç, Xh.Th 18 vjeç dhe K.M 15 vjeç, ndërsa kapja e tyre është bërë e mundur ga finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Shëtitësit e natës” nga ana e komisariateve nr.3 dhe nr.5.
 
Sipas policisë, adoleshentët e arrestuar janë autorë të 12 vjedhjeve të ndryshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tyre, policia ka zbuluar dhe sekuestruar telefona celularë, kompjutera dhe sasi parash, të cilat dyshohet se autorët i kanë vjedhur gjatë krimeve të tyre.
 
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)