Nga ana e sherbimeve te Seksionit të Kërkimit të Drejtorise së Policisë Tiranë, u bë kapja e personit në kerkim Vasil Rabeli, 35-vjeç i dyshuar per vrasje.
 
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim pasi , Prokuroria Tiranë ka rifilluar procedimin penal për ngjarjen e ndodhur në vendin e quajtur Liqeni i thatë, ku është qëlluar me armë zjarri shtetasi A.D i cili ka gjetur vdekjen disa ditë më pas.
 
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima ka patur konflikt të mbartur me Vasil Rabelin dhe G. Gj, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë shtetit duke iu shmangur hetimit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)