​TIRANË- Një 50-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë, ka kanosur me armë zjarri kunatin e tij. Policia thotë se bëhet fjalë për Xhevit Selën, banues në Tiranë, i cili pas një konflikti verbal me kunatin e tij, me inicialet Sh.S, 46 vjeç, ka marrë armën e zjarrit tip pushkë dhe e ka kanosur atë.

Por menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë arrestuar në flagrancë Xhavid Selën, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme. 50 vjeçari i arrestuar akuzohet për veprat penale,  "Kanosje" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)